Kombëtarja e Kosovës U-21 niset për në Londër

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U-21, sot gjatë ditës është nisur për në Angli, ku nesër pritet të takohet me kombëtaren e Anglisë.
‘’Dardanët e rinj sot janë nisur për në Londër, ku të martën do të zhvillojnë ndeshjen kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023’’, thuhet në njoftimin për media nga ana e FFK-së.
Para ndeshjes së nesërme, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit sonte në stadiumin ‘’MK Stadium’’ në Milton.
Kosova U-21 deri më tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje, ku në ndeshjen e parë e ka mposhtur kombëtaren e Andorës, ndërsa për kombëtaren Angleze kjo është ndeshja e parë për garat evropiane.
Takimi ndërmjet Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën prej orës 20:00.


Në dy takimet ndërmjet vete në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021, Anglia ka mposhtur Kosovën në të dy ndeshjet./Kallxo.com

Back to top button