Komedianët rusë pretendojnë se e mashtruan Kurtin ‘mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë’

Dy komedianët e njohur rus, Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov, po pretendojnë se kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke iu paraqitur në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics
Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre në “X”, biseda fillon me një urim për fitoren e Kurtit në zgjedhje, derisa kryeministri dëgjohet duke u ankuar për “luftë hibride” kundër Qeverisë, përmend dhe partitë opozitare dhe për oligarkët, duke e veçuar njërin që ka në pronësi një televizion.
Në këtë video, që pretendohet të jetë autentike, Kurti flet edhe për emisarin amerikan, Richard Grenell, duke thënë se Grenell e ka rrëzuar qeverinë e parë dhe se tashmë ai po bashkëpunon me opozitën.
Kurti në këtë bisedë, ku pretendohet se është mashtruar e ku mendon se po flet me presidentin letonez, përmend edhe një çmim nderi që i është dhënë Grenellit ga Serbia dhe thotë e s’është në rregull që ta marrësh një vlerësim të tillë nga një shtet autoritar si Serbia dhe të pretendosh se je neutral.
Gjithashtu Kurti përmend edhe emërimin e fundit të Grenell si drejtor në Kenedy Center dhe përmend faktin që Grenell është gej.
Our Video-prank with Prime-Minister of Kosovo Albin Kurti.
(Russian pranksters Vovan and Lexus called Kurti on behalf of the President of Latvia):https://t.co/GI33uKQsFw— Пранкер Вован (@evilprank) March 26, 2025