Komisionerët e dyshuar për manipulim votash, Pula: Në bazë të rezultatit hetimor do të ngritën aktakuza

Përderisa dita e zgjedhjeve të qershorit po afrohet ende nuk dihet nëse komisionerët e dyshuar për manipulim votash do të jenë pjesë e procesit zgjedhor.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha për rtv21 se hetimet janë duke vazhduar për një numër komisionerësh.
Ajo paralajmëroi ngritje të aktakuzave për të dyshuarit varësisht rezultatit të hetimeve.
“Numri i komisionerëve është mjaft i madh, ngase, përpos atyre që fillimisht kanë qenë me masë të paraburgimit e që gjykata ua ka ndërprerë ndërkohë paraburgimin, të tjerët janë në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetimet. Në bazë të rezultatit të hetimeve do të ngritën edhe aktakuza”, tha prokurorja Pula për RTV21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?