Komisioni për Legjislacion i hap rrugë formimit të Gjykatës Administrative

Komisioni parlamentar për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Administrative si dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se tre muaj pas miratimit të ligjit do të themelohet Gjykata Administrative, e cili sipas saj është shumë e nevojshme për sistemin e drejtësisë.

Kundër nevojës së këtij ligji u shpreh deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Back to top button