Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pranoi aplikacionin e Kosovës për anëtarësim

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.

Ministria shkroi të hënën në Facebook se si hap i radhës do të përgatitja e opinionit nga Asambleja për anetarësimin e Kosovës, derisa falënderoi shtetet që votuan me 2/3 të votave.

“Ky vendim pozitiv vjen pas një pune të gjatë intensive, koordinimi të brendshëm ndër-institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe aleatët e tjerë. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse të gjitha shteteve që kanë votuar dhe ndihmuar në votimin pozitiv të Komitetit të Ministrave. Përkundër faktit që proceduralisht Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit, duhet theksuar se kjo ishte ‘finale para finales’ meqë kemi kaluar sfida të rëndësishme ligjore dhe politike”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Facebook ka shkruar se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

Osmani ka falëndeurar aleatët që sot votuan sipas saj, jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë.

“Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”./21Media

Back to top button