Kryetari i këtij komiteti Tom Perez tha se SHBA-ja do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën

Kryetari i këtij komiteti Tom Perez tha se SHBA-ja do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën

Kryetari i Komitetit Demokratik Kombëtar, Tom Perez, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se është krenar për rolin e Amerikës në mbështetjen e paqes, prosperitetit dhe demokracisë në Ballkan përgjatë shekullit të kaluar. “Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Woodrow Wilson, luajtën një rol kritik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Në vitin 1999, Sh.B.A drejtoi me sukses një mision të NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Sapo mbaroi lufta, ne mbështetëm krijimin e një Kosove të pavarur, multi-etnike dhe demokratike. Ne sot e festojmë këtë pavarësi të Kosovës. Siç tha presidenti Barack Obama dikur, kosovarët janë një popull i “optimizmit, energjisë dhe vendosmërisë”.

Ata janë të përkushtuar të vazhdojnë rritjen e tyre si demokracia më e re e Evropës. Ne zotohemi për mbështetjen tonë të palodhur për përpjekjet e tyre tha Perez. Ai tha se emigrantët shqiptarë, si shumë para tyre, kanë përqafuar Shtetet e Bashkuara dhe kanë dhënë kontribute të konsiderueshme për komunitetet në të gjithë vendin. Ne mezi presim marrëdhënien e vazhdueshme të fortë të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ka përfunduar Perez./21Media