Komoran: Në listat e votimit ka emra të personave të vdekur

Menagjeri i qendrës thotë se nuk ka arritur që askush të keqpërdor këtë gjë

Në listat e votimit në Komoran figurojnë emra të personave të vdekur. Lajmin për RTV 21 e konfirmoi menagjeri i qendrës 0302e Ruzhdi Orana.

Sipas tij ndonëse ka emra që egzistojnë në lista, nuk ka arritur që askush të keqpërdor këtë gjë, raporton rtv21.tv

Në këtë qendër deri në ora 16:00 kanë votu 31% e votuesve të saj./21Media

Back to top button