​Kompania e ndërtimi dëmton kabllot, 460 konsumatorë mbesin pa rrymë

Një kompani ndërtimi gjatë gropimit, ka shkaktuar dëme në kabllot elektrike dhe në stabilimente të KEDS-it, ku me këtë rast rreth 460 konsumatorë në rrugën Cen Dugolli dhe Salih Çeku kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas KEDS, rasti ka ndodhur në Ferizaj, ku thuhet se ata kanë informuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal të Ferizajt.

“Është përgjegjësi e kompanisë të bëjë riparimin e dëmit të shkaktuar, për çka shpresojmë se do ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Back to top button