Kompania franceze do të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fundvit

Gjiganti francez i energjisë TotalEnergies ka njoftuar se do të ndalojë blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe ekzistencën e burimeve alternative të furnizimit për Evropën, TotalEnergies ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos lidhë ose rinovojë asnjë kontratë për blerjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse më së voni deri në fundvit”, thuhej në njoftim.
Megjithatë, kompania njoftoi se do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Rusia.
“Ndryshe nga furnizimi me naftë , duket se kapacitetet logjistike të gazit të Evropës e bëjnë të vështirë që të bëhet pa gazin rus në dy deri në tre vitet e ardhshme pa ndikuar në furnizimin me energji të kontinentit”, thuhej me tej në njoftimin e kompanisë.
Kompania gjithashtu ka thënë se do të mobilizohet me produktet e nafës nga vende tjera, veçanërisht  e prodhuar nga rafineria Satorp në Arabinë Saudite.
Kontratat e TotalEnergies për naftën ruse përbëjnë 12% të importeve të naftës të Rusisë në Bashkimin Evropian në vitin 2021./21Media

Back to top button