Camila Cabello dhe Ed Sheeran do të performojnë në ”Concert for Ukraine”

Artistë, Camila Cabello dhe Ed Sheeran janë në listën e yjeve që do të performojnë më 29 mars në skenën në Birmingham, Angli me qëllim të mbledhjes së fondeve në “Concert For Ukraine”.
Duke u zhvilluar në Resorts World Arena, në kocert do të marrin pjesë edhe Emeli Sandé, Gregory Porter dhe Snow Patrol.
Artistët kanë shprehur interes për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për ata që janë prekur nga pushtimi i rus në Ukrainë, mes konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve të Evropës Lindore.
“Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës. Një nga nevojat më të mëdha është të marrim fonde për organizatat që mund t’u shërbejnë drejtpërdrejt këtyre komuniteteve, kështu që ne po i përqendrojmë përpjekjet tona për ta bërë këtë sa më shpejt që të mundemi”, tha Camila në një deklaratë.
Të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga sponsorizimi dhe reklamat do t’i dhurohen Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, duke pritur që të mblidhen pothuajse 4 milionë dollarë, ku edhe shikuesit do të kenë mundësi të dhurojnë./21Media

Back to top button