Kompania “Turkec” e interesuar të investojë në Kosovë

Investimet e kësaj kompanie në vende të ndryshme të botës kapin vlerën e qindra-miliona eurove

Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, ka pritur një delegacion nga kompania “Turkec”, me seli në Gjermani.

Nura ka mirëpritur interesimin e investitorëve dhe ka sqaruar para tyre lehtësirat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në segmentin e investimeve strategjike.

“Qeveria e Kosovës u ka hapur rrugë investimeve, së fundi me vendimet dhe lehtësirat që po ndërmerr në këtë fushë. Në kabinetin e zv. kryeministrit Gashi, interesimi i investitorëve është i përditshëm dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë me këtë rast zv. ministri Nura.

Kompania “Turkec” merret me projekte të ndryshme, si ato të fushës së mbeturinave, ujit e energjisë së ripërtëritshme.

Investimet e kësaj kompanie në vende të ndryshme të botës kapin vlerën e qindra-miliona eurove./21Media

Back to top button