Kompany rikthehet te City, tani si trajner i Burnleyt

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Burnleyt, e vlefshme kjo për çerekfinalen e parë të FA Cup.

Vincent Kompany, i cili nga viti 2008 e deri në vitin 2019 arriti të bëjë 360 paraqitje për Cityn, rikthehet sot te kampioni anglez, por në rolin e trajnerit të Burnleyt.

Të dy skuadrat synojnë që ta sigurojnë sot biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, ndërsa Kompany kërkon që ta befasojë ish-skuadrën e tij dhe të eliminojë kampionin anglez nga kjo garë.

Për të arritur deri në çerekfinale, City e eliminoi Bristol Cityn 3:0, kurse Burnley fitoi 1:0 si vendas kundër Fleetwood.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe City e mposhti Burnleyn me rezultat solid 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Cityt i mungon vetëm i suspenduari, Benjamin Mendy, kurse te Burnley nuk do të paraqiten Brownill dhe Harwood-Bellis.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Manchester City (4-3-3): Ortega; Lewis, Stones, Laporte, Ake; De Bruyne, Phillips, Bernardo; Mahrez, Alvarez, Foden

Burnely (4-2-3-1): Peacock-Farrell; Roberts, Ekdal, Beyer, Maatsen; Cork, Cullen; Zaroury, Gudmundsson, Tella; Barnes

18:45 Manchester City – Burnley (Stadiumi Etihad)

Back to top button