Kompromise dhe imponime për zbatimin e marrëveshjes

SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë vendime të vështira dhe kompromise për zbatimin e marrëveshjesh drejtë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Përfaqësuesit e pushtetit të prerë, thonë se nuk pranojnë asnjë lloj kompromisi apo imponimi me palën serbe.

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, përjashton çdo mundësi që të ketë kompromis në dialogun me Serbinë, për shkak që, siç thotë, ka një plan të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit që të dy palët duhen t’i përmbahen në tërësi.

“Nuk bëhët fjalë më për kompromise për shkak se marrëveshja nuk len vend për kompromise…kompromiset nuk duhet të diskutohen sepse nuk mund të bisedojmë apo të takohemi pafundësisht për lloj situatash që Serbia krijon….”, tha Dugolli për RTV21.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josef Borrell, zbatimin e marrëveshjes e sheh rrugën e vetme për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së. Por, lehtësimi i dialogut nga BE-ja po shihet me probleme nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Më e mira dhe më e qëndrueshme do të ishte një propozim nga SHBA-ja se si të ecët përpara…po shihet se Lajç ak si ndërmjetësues po ka probleme…do të vijmë një situatë armiqësore për shkak të qasjes së Serbisë….”, tha Tahiri.

Nëse Kosova dhe Serbia nuk gjejnë zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, në qarqet diplomatike është përmendur një imponim që mund ta bëjë BE-ja për një zgjidhje konkrete. Deputeti i Vetëvendosjes Dugolli, tha se nuk pranojnë imponime.

“Imponime mund të ketë për zbatimin e planit….por në asnjë mënyrë ndonjë imponim të ndonjë drafti që vjen nga Serbia”, tha Dugolli.

Imponime dhe kompromiset po përmenden për shkak se Qeveria Kurti nuk ka qëndrime të qarta në dialog, tha Besnik Tahiri nga AAK.

“Strategjia e Serbisë është shumë e qartë…ajo do se në këtë proces të mos ketë veprime…ndërsa Kosova duhet të ketë qëndrime të qarta….Duhet të jemi serioz në zbatimin e obligime që marrim në marrëveshje…”

Politologu, Fida Ukaj, mendon se Kosova dhe Serbia do të detyrohen nga faktori ndërkombëtar që të gjejnë zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes.

“Nëse këti shtete dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së atëhere duhet ti zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes së dakorduar…ky është kusht për normalizimin e raporteve nëse dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së….”

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takime të tjera në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi. Faktori ndërkombëtar synon që marrëveshja e Ohrit të gjejë zbatimin e plotë deri në fund të verës./21Media

Back to top button