Komuna e Drenasit paditet për mosekzekutim të pagave
Komuna e Drenasit është paditur nga një mësimdhënëse për mosekzekutimin e pagës. Në padinë e publikuar nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci bëhet e ditur se mësimdhënësja është në pushim të lehonisë.
Lladrovci ka thënë se ndalesa e pagës Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me komuna.
“e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone. Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata.”, ka shkruar në Facebookk Lladrovci.
Në anën tjetër Ministria e Financave miratimit të kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të humbura, ka kërkuar edhe njëherë nga organizatat buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat e pagave. Sipas njoftimit, nëse kjo kryhet dhe pas rikonfirmimit të listave, pagat e mësimdhënësve do të procedohen gjatë ditës së premte./21Media