Komuna e Gjilanit publikon projektin 2.4 milionësh
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka publikuar projektin për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, i cili Komunës do t’i kushtojë 2.4 milionë euro.
“Tashmë e kontraktuar. Punimet do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet atmosferike. Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani, Rrugë katër korsi, Trotuar në dy anët e rrugës, Shteg për biçikleta, Infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore)”, thuhet në komunikatën për media.
Hyseni ka prezantuar këtë projekt në kuadër të projekteve me moton “7 javë, 7 projekte”, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa gurthemeli i kësaj rrugë është vënë më 1 dhjetor të vitit 2023, bashkë më Kryeministrin, Albin Kurti, e cila pritet të përfundohet brenda vitit 2024./21Media