Shkëmbi bie mbi një shtëpi, lëndohet një 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çarshovë të Përmetit, Shqipëri.

Emerngjencat civile njoftojnë se është shkëputur një masë shkëmbore.

Si pasojë e rrokullisjes shkëmbi ka rënë në një shtëpi ku një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar në pjesët e poshtme të gjymtyrëve.

Ndërsa, pjesëtarët e tjerë të familjes janë evakuar.

Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e policisë, zjarrfikësve dhe ato të urgjencës./vizionplus.tv

Back to top button