Kaloni te përmbajtja kryesore

Komuna e Graçanicës nis anulimin e vendimit për shkëmbim pronash

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Lilana Shubariq, njoftoi të mërkurën se ka nisur procedurën për anulimin e vendimit për shkëmbimin e një prone të paluajtshme komunale me një biznesmen privat.
Ky vendim u miratua më 28 shtator në një seancë të Kuvendit Komunal të Graçanicës.
“Në bazë të kompetencave që dalin nga Statuti i Komunës së Graçanicës dhe me kërkesë të më shumë se 1/3 së këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, anulimi i këtij vendimi do të dalë në rend të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal”, tha Shubariq përmes një deklarate për media./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button