Ron Zaiti tregon se si është të bashkëpunosh me Dafina Zeqirin
Para disa ditëve, Ron Zaiti solli bashkëpunimin e dytë me këngëtaren Dafina Zeqiri, e që është kënga e katërt e mini-albumit të tij.
Për emisionin “In&Out” të RTV21, Roni ka treguar se si është të bashkëpunosh me Dafina Zeqirin.
Ai ka përshkruar si eksperiencë të veçantë.
“Me punu me Dafinën është një eksperiencën e veçantë, e papërshkrueshme”, ka thënë ai për Dafinën.
Bashkëpunimi i dytë me Dafinën, titullohet “Boma ni tel” dhe ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.
Këngëtari është shprehur i lumtur me reagimet që ka marr për këtë projekt.
“Mashallah… shumë mirë po shkon kënga, është pritur tepër mirë…”, ka thënë Ron Zaiti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?