Kaloni te përmbajtja kryesore

Komuna e Malishevës pezullon vendimet për operimin e gurëthyesve

Pas peticioneve të fshatrave Bellanicë, Turjakë dhe Panorc

Kuvendi i Komunës së Malishevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila ishte shtyrë dy herë gjatë muajit dhjetor.

KK i Malishevës, në këtë mbledhje të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Rrahim Morina, ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin kompanive të gurëthyesve në territorin e kësaj komune.

Po ashtu në këtë vendim, KK i Malishevës, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit, si dhe në të ardhmen, pëlqimet dhe vendimet në kërkesat e operatorëve për këtë veprimtari t’i lëshojë Kuvendi i Komunës.

Vendimi i Kuvendit të Komunës, është marrë pas shqyrtimit të peticioneve të fshatrave Bellanicë, Turjakë dhe Panorc, lidhur me përgatitjet për operim të gurëthyesve në afërsi të fshatrave.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button