Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

Komuna e Mitrovicës sot ka rikthyer në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”, pas shkëputjes së kontratës, e cila ishte dhënë në shfrytëzim deri në vitin 2028.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka kanë vizituar qendrën sportive “Fatime Xhaka” në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga sot zyrtarisht komuna ka kthyer në pronësi të saj qendrën sportive “Fatime Xhaka”.
Siç ka informuar DKRS, Idrizi ka potencuar se qendrës sportive “Fatime Xhaka” do t’i rikthehet funksioni që e ka pasur më parë për të zhvilluar aktivitetet sportive, kulturore, si dhe garat shkollore.
“Gjithashtu u theksua se Komuna e Mitrovicës brenda mundësive reale buxhetore dhe përmes donatorëve të ndryshëm së shpejti do të filloj me renovimin e kësaj qendre sportive.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media
May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Back to top button