Komuna e Mitrovicës Veriore ndanë mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet e janarit

Komuna e Mitrovicës Veriore ka subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202.000.00 €.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo komunë. Sipas njoftimit,  Zyra e kryetarit Atiq ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39,500.00 € për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.

“Janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5300 €.Programi i subvencioneve direkte për qytetarët do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike.”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

 

 

Back to top button