Kaloni te përmbajtja kryesore

Skandale e keqpërdorime gjatë 2023, Rinia Demokratike e quan Kurtin babadimër

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka ndërmarrë sot një aksion simbolik në shenjë proteste ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti.

Aktivistët e RDK-së e kanë quajtur “babadimër” kryeministrin Albin Kurti, për çka thonë se ky i fundit gjatë këtij viti qytetarëve u ka sjellë vetëm afera, skandale dhe keqpërdorime.

“Sanksione nga BE-ja dhe SHBA-të”, “Zajednicë dhe autonomi”, “Shtrenjtim i energjisë elektrike 115 për qind”, “Afera Zdravo”, janë disa nga mbishkrimet që aktivistët e RDK-së i kanë vendosur nëpër paketimet që ngjajnë si dhurata, në protestën e organizuar sot (e shtunë).
Aktivistja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu tha se kryeministri Kurti i ka dëshpëruar qytetarët e vendit tonë, duke vepruar në përkeqësimin e jetës dhe funksionimit të shtetit.

Ajo tha se sot kanë zgjedhur të dalin për të bërë bilancin vjetor të kryeministrit Kurti, derisa i referohet edhe si babadimër që nuk sjell dhurata të mira.

Edhe më herët Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar aksione të tilla duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve dhe politikës së Qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të vendit tonë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button