Komuna e Obiliqit me fond për përkrahjen e bujqve të dëmtuar nga vërshimet

 

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, me kërkesën e kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet Drejtorisë së Financave, është dorëzuar për aprovim ndarja e një fondi për të mbështetur bujqit e dëmtuar si rezultat i vërshimeve që ka ndodhur javë me parë.

Ky fond ka vlerën e 200 mijë eurove, të planifikuara 100 mijë euro nga subvencionet dhe 100 mijë eurove nga pjesa e pagave.

Kjo kërkesë është mbështetur nga asambleistët e Kuvendit Komunal, me këtë rast kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, në të njëjtën kohë është shprehur i lumtur për aprovimin e kësaj kërkesë e cila do të ofrojë përkrahje të gjithë bujqve të dëmtuar nga vërshimet e datës 17 dhe 18 gusht 2020.

Në këtë mbledhje, është shqyrtuar edhe raporti i punës së kryetarit të Komunës Janar – Qershor 2020, e që nga ana e asamblesë me unanimitet u vlerësua puna e bërë nga ekzekutivi gjatë kësaj periudhë kohore.

“Ky gjashtëmujorë është shoqëruar me sfidën në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, por, përkushtimi dhe vullneti ynë po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në këtë vit, në realizimin e synimeve dhe projekteve tona të përbashkëta në shërbim të qytetarëve të komunës së Obiliqit”, tha Gashi.

Back to top button