Komuna e Pejës nuk e dha asnjë cent për dekorimin e qytetit

Peja as sivjet nuk ka ndarë buxhet për dekorimin e qytetit. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, shefja e kabinetit të Komunës së Pejës, Diellza Berisha.
Edhe pse Komuna e Pejës nuk ka ndarë asnjë cent nga buxheti i saj për sheshe e rrugë festive, ky qytet nuk mbeti në terr falë bizneseve.
“Komuna e Pejës nuk ka ndarë mjete për dekorimin e qytetit, pra shpenzimet janë zero. Të gjitha dekorimet janë kryer nga bizneset e Pejës”, ka thënë Berisha për rtv21.tv.
Për vite me radhë rrugët dhe sheshi i Pejës janë dekoruar nga bizneset e saj./21Media

Back to top button