Komuna e Prishtinës dështon të ndërtojë një rrugë 300 metërshe, s’përfundon as pas 170 ditëve

Komunës e Prishtinës së Prishtinës nuk i kanë mjaftuar as 170 ditë për ta ndërtuar rrugën me gjatësi 300 metërshe “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ishte nënshkruar më 31 dhjetor 2022, ndërsa punimet kishin filluar më 7 mars 2023, por edhe pas kësaj kohe rruga vazhdon të jetë e papërfunduar.

Në kohën kur kishin nisur punimet drejtori i Infrastrukturës, Krenar Xhaferi, kishte paralajmëruar se punimet do të jenë dinamike.

“Jemi duke vazhduar punimet në rrugët “Uran Ajeti” dhe “Ukshin Kovaçica”🏁 🚧Pavarsisht vështirësive lidhur me instalimet e shumëta nëntokësore, jemi duke punuar me dinamikë për realizimin e këtyre projekteve. Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt! “, kishte shkruar ai më datë 3 prill të këtij viti, ku kishte publikuar edhe foto nga punimet.

Ndërkohë, pasi kanë përfunduar një pjesë të anësoreve të rrugës, kompania punëkryese ka filluar t’i largojë pasi fillimisht i ka vendosur 50 centrimetra në rrugë.

Back to top button