12 të vdekur në ceremoninë e hapjes së lojërave në Madagaskar

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur në një përplasje të turmës në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ndërkaq 80 të tjerë janë lënduar.

Kjo ndodhi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave të Ishullit të Oqeanit Indian, në stadiumin Mahamasina, raporton BBC.

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, i cili ishte në stadium, tha se ishte një “ngjarje tragjike”, duke bërë thirrje për një minutë heshtje.

Back to top button