Komuna e Prishtinës hynë në kredi për autobusë të rinj

Kryeqyteti po e negocion kredinë e re mbi 10 milionëshe

Nënkrytari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se Prishtinës do t’i shtohen edhe disa autobusë të rinj.
Ai, me anë të një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se janë duke e punuar për një kredi të re 10 milionëshe për këtë çështje.
“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t’i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm. Faleminderit EBRD, Trafikut Urban dhe kolegëve të Komunës për punën shumë konstruktive”, ka shkruar Zogaj.
51 autobusë të trafikut urban qarkullojnë në Prishtinë./21Media

Back to top button