Komuna e Prishtinës me marrëveshje për trajtimin e qenve endacakë

U diskutua për temën “Qentë endacakë, rrezik për qytetarët”

Adrian Berisha nga komuna e Prishtinës tha se komuna çdo vit ka ndarë një shumë për trajtimin e qenve endacakë dhe sipas udhëzimit administrativ të lëshuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit të Kosovës, qentë e rrugës duhet të trajtohen përmes KSVL-së, (kastrimit, sterilizimit dhe vaksinimit dhe lirimit).

Pra grumbullimi në një hapësirë i qenve të rrugës nuk është zgjidhje, sepse ata duhet të konsiderohen si pjesë e shoqërisë”, tha ai.

Berisha tha se tani janë në fazën e tretë dhe kanë nënshkruar marrëveshje me një operator ekonomik për ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë.

“Nuk është strehimore, pra është qendër për trajtim, ku doomethanë qentë do të hyjnë aty dhe do të trajtohen në mënyrë të mirë me kastrim sterilizim, vaksinim dhe lirim, për shkak që operatorët ekonomik të kontaktuar nga komuna nuk e kryejnë këtë trajtim në mënyrën e duhur.”, tha ndër të tjera Berisha./21Media

Back to top button