10 vjet nga vdekja e Fadil Feratit

Sipas Mustafës, Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali

Në 10 vjetorin e vdekjes së nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se Feratin është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërine dhe shtetin tonë

“Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërinë dhe shtetin tonë. Ai i shërbeu vendit, si kryetar Komune, si nënkryetar i LDK-së dhe si njeri me virtyte të larta morale e politike”, ka shkruar Mustafa në komunitkaten e dërguar për media.

Tutje Mustafa ka theksuar se, në të gjitha zgjedhjet ku Ferati ka garuar e ka dëshmuar pjekurinë dhe maturinë prej intelektuali duke u treguar i afërt me qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, andaj edhe fitoret dhe popullariteti i tij nuk ishin të rastësishme.

Sipas Mustafës, vdekja e hershme  Fadilit ishte një zbrastësirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht për LDK-në pasi që humbi njërin nga kolosët.

Duke kujtuar burra si Fadil Ferati, LDK mbetet e motivuar që të punojë edhe më shumë në lartësimin dhe realizimin e misionit të shtetndërtimit, në të cilin Fadili kishte dekada jete e pune që po kontribuonte. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit! Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”,  ka shkruar Mustafa.

Fadil Ferati, ishte kryetar i Komunës së Istogut, nënkryetar i LDK-së, si dhe kryetar i degës në Istog. /21Media 

Back to top button