Komuna e Prishtinës: Nuk ka dorëheqje të zyrtarëve komunalë

Komuna ka demantuar lajmin e dorëheqjes së 4 zyrtarëve komunalë

Komuna e Prishtinës ka demantuar lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit nga Komuna e Prishtinës.

“KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asamblistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Po ashtu në njoftim thuhet se  kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë.

Back to top button