Komuna e Prishtinës ua ndalon hyrjen në kryeqytet autobusëve ndërurbanë

Komuna e Prishtinës u ka ndaluar hyrjen në kryeqytet autobusëve ndërurbanë.
Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar të premten, se me asistimin e Policisë, kanë nisur aksionin për parandalimin e futjes së autobusëve ndërurbanë në brendi të qytetit.
Sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijimi, pasi sipas Komunës, këta autobusë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Inspektorati ka kërkuar nga transportuesit ndërubranë që të respektojnë në mënyrë strike vijën e qarkullimit të tyre, pasi “në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre, do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”./21Media
Back to top button