Komuna e Rahovecit do të ndihmojë për ndërtimin e shtëpive të komunitetit RAE

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, për ndërtimin dhe renovimin e disa shtëpive për qytetarët që i përkasin këtyre komuniteteve.
Sipas marrëveshjes, Komuna do të participojë me 60 % të mjeteve, ndërsa organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, me 40% të tyre.
“Ky projekt do të përmirësojë mirëqenien e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në komunën tonë. Në kuadër të kësaj, gjithashtu nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e planit trevjeçar të banimit, ku do të kontribuojnë edhe ekspertët e organizatës për të tri komunitetet”, ka thënë Latifi./21Media

Back to top button