Komuna e Skenderajt ia gabon emrin komandantit Adem Jashari

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se pushteti aktual si organizator i aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në banerat e vendosur në qytet, e ka shkruar gabim emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bekim Jashari ka thënë se nuk duhet lejuar që të ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje dhe figura historike si ajo e komandantit legjendar.
“Gabimet e tilla ndër të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë.
Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese”, ka shkruar Jashari./21Media

Back to top button