Përplasen dy trena në Gjermani, ka të vdekur

Një person ka humbur jetën dhe të paktën dhjetë të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi dy trena u përplasën në Gjermani. Përplasja ndodhi rreth orës 16:40 pranë stacionit hekurudhor urban S-Bahn të Ebenhausen-Schaeftlarn, në jugperëndim të Mynihut.
Më shumë se 200 punonjës të shpëtimit dhe policë ishin në vendngjarje deri në orët e mbrëmjes, tha një zëdhënës i policisë, përcjellë rtv21.tv
Media gjermane “Bild” raportoi më herët se një shofer treni ishte bllokuar në rrënoja, por fatmirësisht u shpëtua.
Pasagjerët në bordin e trenave i thanë gazetës “Merkur” se ndjenë një zhurmë të fortë në momentin e përplasjes dhe u hodhën përpara./21Media

Back to top button