Asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt

Asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë pjesë në prezantimin e projektit të kanalizimit fekale para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likocit. Në takim kanë marrë pjesë shumë qytetarë të interesuar për zgjidhjen e problemit të kanalizimit në këtë lokalitet.

Në hapje të këtij takim Nura para qytetarëve të pranishëm ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është në fazën e hartimit të projektit të kanalizimit për fshatrat e bashkësisë lokalet të Likocit.

“Qëllimi i këtij takimi është prezantimi para jush i projektit fillestar si dhe marrja e sugjerimeve dhe rekomandimeve në lidhje me realizimin e tij. Projekti i kanalizimit në fshatrat e  kësaj bashkësie lokale do të nisë në verë, pasi të bëhet hartimi detal i tij dhe pasi të kryhen të gjitha procedurat ligjore”, tha Nura.

Sipas tij, Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në infrastrukturën e fshatrave, me fokus në kanalizime, pasi projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve janë në përfundim e sipër.

Me këtë rast, ai sqaroi se asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt.

“Në kuadër të projektit të prezantuar do të përfshihen në rrjet të kanalizimit fekale fshatrat Likoc, Abri  e Poshtme, Ticë, Plluzhinë dhe Murgë, fshatra këto që  gravitojnë në bashkësin loklae të Likocit. Projekti është në fazën e hartimit dhe pas marrjes së mendimit të qytetarëve do të kalojë në fazën e ofrimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Ky projekt pritet të kushtojë mbi 1 milion euro”, shkruhet në komunikatë./21Media