Kaloni te përmbajtja kryesore

​Komuna e Skenderajt mohon akuzat e ministres Haxhiu

Përfaqësues të Komunës së Skenderajt, kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune se ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku ka thënë KosovaPress-it se gjithçka çka ka thënë ministrja është e pavërtetë.

“Besoj shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dal së shpejti me një reagim, por gjithçka është e pavërtetë”.

Përndryshe, LVV ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.

Haxhiu akuzon Lushtakun: Personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kurtit

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button