Komuna e Vushtrrisë në kërkim të lokacionit për stacionin e autobusëve

Qytetarët e Vushtrrisë, janë të detyruar që autobusin ta presin në rrugë pasi që në këtë qytet nuk ka një stacion të autobusëve, tash e disa vjet.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi për portalin rtv21.tv ka thënë se janë në përpjeke për ta gjetur pronën, të cilën mendojnë ta rikthejnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Sipas tij, komuna nuk ka pronë të destinuar për ndërtimin e stacionit.
“Janë disa hapa deri të fillimi I ndërtimit të Stacionit të Autobusëve. Fillimisht jemi duke u përpjekur ta gjejmë lokacionin, pronën, të cilën mendojmë ta rikthejmë nga AKP, pasi Komuna nuk ka pronë të veten të destinuar për Stacion, e pastaj do t’i zhvillojmë procedurat për ndërtim”, ka thënë par i Vushtrrisë për portalin rtv21.tv
Idrizi i cili ka fituar postin e kryetarit të Vushtrrisë në muajin tetor të vitit të kaluar ka thënë se ndërtimi i stacionit nuk ka qenë premtim i tij gjatë fushatës, po beson qe do e zgjedh këtë problem për qytetarët e Vushtrrisë gjatë mandatit të tij.
“Edhe pse nuk e kam premtuar gjatë fushatës, besoj fuqishëm që gjatë mandatit tim do ta realizoj”, ka thënë Idrizi.
Kujtojmë se, në vendi ku më parë ishte stacioni i Vushtrrisë  tashmë është shndërruar në një kompleks banesor./21Media

Back to top button