Komunat e Kosovës përfitojnë nga projekti Demos III rreth 30 milion euro

Komitetit drejtues i projektit Demos III, ka zhvilluar takimin e radhës ku është diskutuar për sistemin e menaxhimit të performancës komunale, grantin e performancës, zhvillimin e politikave dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se koordinimi me partnerët donatorë dhe zyrën e BE-së në Kosovë, është i rëndësishëm për arsye të proceseve të cilat janë të rëndësishme.

Nga ky projekt komunat e Kosovës pritet të përfitojnë rreth 30 milionë euro.

“Koordinimi me partnerët donatorë, ambasadën e Zvicrres, Norvegjisë, Spanjës dhe zyrën e BE-së është i rëndësishëm për arsye të proceseve të cilat janë të rëndësishme në mënyrë që sistemi i grantit të performancës të jetë i bazuar në transparencë, të dhëna të sakta dhe garë të barbartë. Demos III, është projekt i cili do të mbështes komunat në vlerë rreth 30 milion euro”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”./21Media

Back to top button