Komunat kërkojnë opinion ligjor nga MF-ja për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

Komunat kanë kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë. Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave, të mërkurën se kërkesa për opinion ligjor është parashtruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Sot, është parashtruar kërkesa për Opinion ligjor nga Kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe palët e interesit.
Konsiderohet se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave Transfereve dhe Punës do të sqaroj dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit z.Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”.
Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës.
Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Back to top button