Komunat që fituan zgjedhjet pa balotazh sipas Exit Polleve

Sipas exit polleve Komunat që kanë fituar pa balotazh është ajo e Mitrovicës ku parashikojnë fitoren e kandidatit të PDK-së, Bedri Hamzës.
Pa balotazh parashihet edhe fitorja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliut.
Sipas këtyre të dhënave Pejën e fiton kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri. Ndërsa, Bekim Jashari e fiton Skënderajn.
Burim Berisha e fiton Fushë Kosovën. Ramiz Lladrovci e fiton Drenasin. Imri Ahmeti fiton pa balotazh sipas këtij exit Polli në Lipjan.
Bashkim Ramosaj fiton bidshëm në komunën e Deçanit. PDK-ja merr prapë udhëheqjen e Shtimës. Refki Suma fiton në komunën e Hani të Elezit. Dhe Xhafer Gashi e fiton Obiliqin.
Këto janë të dhënat nga Tomor Çelaj të prezantuara në KlanKosova./21Media

Back to top button