Komunës së Drenasit i bie rrjeti

Që nga dje qytetarët e Komunës së Drenasit e kanë pothuajse të pamundur për të marrë shërbime komunale pasi që nuk është duke funksionuar interneti zyrtar.

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi po i lut qytetarët që këto shërbime t’i marrin përmes “eKosova” apo edhe nëpërmjet kioskut në Komoran, në Objektin e Gjendjes Civile.

“Ditën e djeshme por edhe sot gjatë ditës jemi duke u përballur me mungesën e internetit zyrtar, kështu që e kemi të pamundur të ofrojmë shërbime komunale… Kërkojmë mirëkuptimin nga qytetarët për pamundësinë e marrjes së shërbimeve nga Komuna dhe shpresojmë që sa më parë të rikthehet rrjeti i internetit qeveritar.”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button