Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët e shtetit maqedonas po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

LAMM rekomandon të kihet kujdes, të respektohet shpejtësia e lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Siç kumtohet, në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska, Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, shkruan TV21./21Media

Back to top button