Konate aspak i kënaqur me rezultatin e Francës
Ibrahima Konate është jashtëzakonisht i pakënaqur pas humbjes për 0-1 të Francës nga Tunizia.
Konate këmbëngul se skuadra e tij, duhet të jetë më e mirë në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Didier Deschamps ka bërë një sërë ndryshimesh në formacion për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Tunizisë, por kjo doli të jetë një humbje për Francën.
Konate nuk është aspak i kënaqur me rezultatin.
“Ne nuk ishim në nivelin e kërkuar. Duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e radhës, të bashkohemi e të harrojmë këtë gabim të vogël. Qoftë kjo kundër Meksikës, Argjentinës apo kujtdo tjetër, do të jetë ndeshje e vështirë”, tha ai./21Media