Koncept-dokumenti për vettingun gati deri në muajin gusht

 
Para deputetëve të Komisionit parlamentar të Integrimeve Evropiane sot raportoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti, bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.
Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit./21Media
Kronikën mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Përgatiti: Fitore Ademi
Kamera: Fatos Veseli
 

Back to top button