Koncerti i Rita Orës në Tiranë përmes fotografive

Një numër i madh i qytetarëve në Tiranë mbrëmë të ishin mbledhur në sheshin Skënderbej për ta përcjellur performancën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës.

Për t’i dhënë më shumë motive shqiptare performancës së saj Rita u shfaq e veshur me flamurin kuq e zi me shqiponjë.
Përveç që këndoi disa prej hiteve të saj më të njohura, Rita atmosferën e ndezi kur kërceu “Vallen e Rugovës” bashkë me grupin e valltarëve shoqërues.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Instagram ka publikuar disa fotografi nga kjo performancë, teksa ka falënderuar Ritën për emocionet e dhuruara publikut shqiptarë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Back to top button