Konfirmohen 10 viktima nga stuhia në Filipine

Stuhia e fortë godet Filipinet

Stuhia Phanfone që goditi Filipinet ka shkaktuar të paktën 10 viktima dhe ka sjell shkatërrime në të gjithë vendin.

Erërat të forta u regjistruan në shpejtësinë 190 km në orë duke shkaktuar rënie të shkëmbinjëve në shumë pjesë të vendit.

Me mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në port ditën e djeshme teksa ktheheshin për të festuar Krishtlindjet.

Për nga kapaciteti shkatërrues, stuhia Phanfone krahasohet me atë të vitit 2013 Haiyan.

Në nëntor të atij viti mbetën të vdekur rreth 6 mijë persona duke regjistruar kështu katastrofën më të madhe të Filipeneve.

Back to top button