Konfirmohen dy miqësoret e Kosovës U19 kundër Shqipërisë U19

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, do të zhvillojë në fundjavë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19.
Vashat ‘Dardane’, siç informoi sot Federata e Volejbollit të Kosovë, do t’i luajnë këto dy përballje në Istog, ku po qëndrojnë tani e disa ditë në kampin stërvitor të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës – si parapërgatitje, para ndeshjeve kompetitive që i presin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, në Grupin 1.
Kujtojmë që, ndeshjet e këtij grupi, ku bëjnë pjesë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia, do të luhen në Prishtinë, mes datave 8-10 prill./21Media
Miqesore.jpg

Back to top button