Trupat ruse marrin rob 200 roje të Çernobilit

Kryetari i bashkisë së Slavutych-it, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, i tha BBC-së se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase – të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus – ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse.

“Ne i konsiderojmë ata robër lufte”, tha Yuri Fomichev dhe shtoi se ata kanë qenë jashtë kontaktit që nga e enjtja. “Ne jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve.”

“E gjithë zona e Çernobilit është shumë e madhe. Ne nuk mund t’i monitorojmë të gjitha – ne e dimë vetëm se çfarë po ndodh drejtpërdrejt rreth termocentralit ku janë punëtorët tanë.”

Çernobili ka qenë vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë, në vitin 1986, kur një nga reaktorët kishte shpërthyer.

Një zonë përjashtimi e pabanuar prej 4,000 km katrore (2,485 milje katrore) është krijuar rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi./21Media

Back to top button