Konfirmohen gjyqtarët e EURO 2024

Janë konfirmuar gjyqtarët për Kampionatin Evropian të kësaj vere në Gjermani. Aty përfshihet kuarteti anglez Anthony Taylor, Michael Oliver, Stuart Attwell dhe David Coote, dy të fundit që janë përzgjedhur si ndihmës gjyqtarë.

Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka emëruar 19 gjyqtarë, plus ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave dhe zyrtarët e video ndeshjeve për 51 ndeshjet e kësaj vere.

Emërimi i Attwell dhe Taylor, vjen dy ditë pasi dy zyrtarët u kritikuan nga Nottingham Forest për dështimin e tyre për të dhënë tre penallti gjatë humbjes 2-0 të klubit ndaj Evertonit në Premier League .

Përveç 18 gjyqtarëve të UEFA-s, arbitri argjentinas Facundo Tello dhe ndihmësit e tij Gabriel Chade dhe Ezequiel Brailovsky janë përzgjedhur gjithashtu për turneun si pjesë e bashkëpunimit midis UEFA-s dhe Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBO.

Euro 2024 zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut.

Lista e plotë e gjyqtarëve:

Artur Soares Dias (Portugali)

Jesus Gil Manzano (Spanjë)

Marco Guida (Itali)

Istvan Kovacs (Rumani)

Ivan Kruzliak (Sllovaki)

Francois Letexier (Francë)

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Halil Umut Meler (Turqi)

Glenn Nyberg (Suedi)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Sandro Schärer (Zvicër)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Facundo Tello (Argjentinë)

Clement Turpin (Francë)

Slavko Vinçiç (Slloveni)

Felix Zwayer (Gjermani)

Back to top button