Konfirmohen kërcënimet kundër kryeministrit Kurti

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot raportoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë.

Anëtarët e tij nga opozita nuk pranuan të deklarohen për medie. Por, Salih Zyba nga Vetëvendosje, i cili është nënkryetar i këtij komisioni, tha se Ajeti raportoi edhe për rastin e kërcimeve kundër kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij ditë më parë në Shkup.

Zyba konfirmoi se drejtori i AKI-së foli në mënyrë specifike për këtë plan dhe thirrjet kërcënuese, për të cilat u shpreh se autoritetet e Kosovës kanë njoftuar edhe ato relevante të Maqedonisë së Veriut.

Pas konfirmimit në Prishtinë se pati kërcënime të tilla, RTK pyeti edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut, por ata sot nuk kanë kthyer përgjigje./rtk

Back to top button